Maqedonia merr kryesimin e OSBE-së

Maqedonia merr kryesimin e OSBE-së

Nën parullën “Për njerëzit bëhet fjalë”, Maqedonia nga sot filloi të kryesojë me OSBE-në. Ministria e Jashtme njoftoi se fokusi i presidencës do të jetë siguria humane, në kohë të pasigurisë rajonale dhe globale.

“Fokusi ynë, si vend kryesues, do të jenë misionet në terren. Do të ndërmarrim dhe mbështesim aktivitete specifike që synojnë lehtësimin e jetës së njerëzve, promovimin e të drejtave dhe lirive të tyre”, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme.

Përveç fokusit në rajonet e krizës dhe mbi të gjitha agresionit ushtarak kundër Ukrainës, prioritetet e vendit si kryesuese do të jenë ri-afirmimi i përfitimeve të OSBE-së dhe rivendosja e dialogut dhe besimit.

“2023 do të jetë vit i rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Forcimi i profilizimit ndërkombëtar nënkupton një investim afatgjatë në zhvillimin ekonomik, mundësi të reja për të rinjtë dhe stabilitet. Në kushtet e luftës në rajonin e OSBE-së dhe marrëdhënieve komplekse politike midis vendeve pjesëmarrëse, ne do të fokusohemi në uljen e tensioneve, rivendosjen e besimit, prosperitetit dhe sigurisë së përgjithshme të njerëzve”, Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

OSBE është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë, e cila përfshin 57 vende nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia. Megjithatë, një sfidë e madhe në funksionimin e organizatës për momentin është vetoja ruse, veçanërisht për vendimet në lidhje me Ukrainën. Kryesimi i Maqedonisë me OSBE-në do të zgjasë gjatë gjithë vitit dhe ministri Osmani do ta prezantojë programin e kryesimit maqedonas në selinë e organizatës në Vjenë më 12 janar./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button