Maqedonia, në vazon e dytë në Ligës e Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll edhe zyrtarisht është pjesë e vazos së dytë, para shortit të muajit dhjetor, në sezonin e tretë të Ligës së Kombeve. Maqedonia, mbetet pjesë e Divizionit C, pasi që vitin e kaluar nuk arriti të kalojë një rang më lartë, ndërsa kundërshtarët e ardhshëm do të mësojë pas hedhjes së shortit, më 16 dhjetor, në Montro të Zvicrës. Maqedonia është në vazon e dytë me Greqinë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun, ndërsa do të takohet me njërin nga kombëtaret në vazon e pare, si: Turqia, Bullgaria, Sllovakia dhe Irlanda e Veriut. Në vazon e tretë janë: Kosova, Lituania, Gjeorgjia dhe Azarbejxhani. Ndërkohë në vazon e fundit janë: Gjibraltari dhe Ishujt Faroe. Dy vendet e fundit në vazon e katërt, do të plotësohen nga fituesin e përballjeve: Kazakistan–Molldavi dhe Qipro-Estoni. Kujtojmë se katër sfidat e para në garat në grupe, do të zhvillohen në muajin qershor të vitit 2022, ndërsa 2 të fundit janë të programuar për fundin e muajit shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button