Maqedonia shënon Ditën e Kryengritjes Popullore – 11 Tetori nën moton “Mosbindje dhe Liri”
Maqedonia shënon Ditën e Kryengritjes Popullore - 11 Tetori nën moton "Mosbindje dhe Liri"
Republika e Maqedonisë së Veriut, nën moton “Mosbindje dhe Liri”, sot më 11.10.2023 (e mërkurë) shënon festën e 11 Tetorit – Ditën e Kryengritjes Popullore.
Ngjarja qendrore për shënimin e kësaj feste do të mbahet para Memorialit Përkujtimor në Kumanovë, ndërsa delegacionet qeveritare do të vendosin lule të freskëta para monumenteve të luftëtarëve të rënë të LÇP-së Shkup dhe Prilep.
Në Kumanovë, ngjarja qendrore do të fillojë në orën 10:00 me vendosjen e luleve të freskëta para Memorialit Përkujtimor . Delegacioni qeveritar do të udhëhiqet nga Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në Shkup, me fillim nga ora 10:30, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska do të vendosin lule të freskëta në Kompleksin Memorial “Varrezat Partizane” Butel në Shkup, ndërsa në orën 11:30 do të vendosin lule të freskëta te monumenti “Çlirimtarët e Shkupit” para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.