Maqedonia U21, sfidon Francën dhe Serbinë

Pas hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës, shpresat e Maqedonisë në futboll, deri më 21 vjet, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve për eliminatoret e Evropianit të vitit 2023. Maqedonia U21, do të garojë në Grupin “H”, së bashku me Francën, Serbinë, Ukrainën, Ishujt Faroe dhe Armeninë.

 

Favorit kryesor në këtë grup janë kombëtaret e Francës dhe Serbisë, ndërsa Maqedonia U21, do të kërkojë të përsërisë suksesin e vitit 2017, kur u kualifikua në Evropianin në Poloni.

Ndërkohë kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës U21, do të jenë në Grupin “G”, së bashku me Anglinë, Slloveninë, Çekinë dhe Andorën. Kampionati Evropian 2023, do të zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani, të cilat në mënyrë drejtpërdrejt kanë siguruar pjesmarrje në eventin kontinental të futbollit.

LEXO EDHE:

Back to top button