Mareska: Botërori i klubeve më i rëndësishëm se sa Liga e Kampionëve

Ekipi i Çellsit hyri në histori, si klubi i parë që fiton Botërorin për klube, turne që u zhvillua këtë verë në Amerikë. Në finale, skuadra londineze mundi 3-0 PSZH-në, fituesin e Ligës së Kampionëve.

Enzo Mareska, trajneri i Çellsit, pohoi se Kupa e Botës për klube mund të jetë më e rëndësishme se Liga e Kampionëve në të ardhmen, duke krahasuar ndryshimin midis dy ligave kryesore të klubeve në botë.

Ai u pyet për të ardhmen e Kupës së Botës për klube të organizuar nga FIFA si dhe evolucionin e saj.

 

“Mendoj se Kupa e Botës për klube do të jetë po aq e rëndësishme ose edhe më e rëndësishme se Liga e Kampionëve ”, tha Mareska.

 

“Pata fatin të isha pjesë e një stafi trajnerësh te Man. Sitit që fitoi Ligën e Kampionëve tre vjet më pare. Por, ky Botëror për klube ka të përfshirë klubet më të mira në botë”, shtoi trajneri italian i Çellsit.

LEXO EDHE:

Back to top button