Mariçiq-Holstein: Maqedonia e Veriut është një hap më afër BE-së

Mariçiq-Holstein: Maqedonia e Veriut është një hap më afër BE-së

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin mes dy vendeve në procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, rrjedhën e procesit të skriningut, aktivitetet në kuadër të procesit të Berlinit, por edhe prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme.

Zv. kryeministri së bashku me ambasadoren gjermane në largim, Anke Holstein, u pajtuan se Maqedonia e Veriut është në rrugën e duhur dhe një hap më afër përmbushjes së qëllimit tonë strategjik. Në takim u theksua se me fillimin e negociatave me BE-në, vendi shkroi një datë historike në integrimin evropian dhe me reforma të thella dhe bashkim rreth kësaj çështjeje do të garantohet suksesi në rrugën drejt BE-së.

Ambasadori Holstein theksoi se Republika Federale e Gjermanisë mbetet mbështetësja jonë e RMV-së dhe një partner i dëshmuar që në vazhdimësi do të kontribuojë në përparimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, për arritjen më të shpejtë të standardeve evropiane në fushat kyçe të mbuluara nga kapitujt e negociatave veçanërisht ato nga grupi 1, “Vlerat themelore”.

LEXO EDHE:

Back to top button