Marina Busols sjell përmbysjen e madhe në tenis

Marina Basols bëri një ndër përmbysjet më të mëdha në sportin e tenisit, për të festuar në gjysmëfinalen e sfidave eliminatore të vlevshme për shortin e raundit kryesor të turneut në Budapest.

Tenistja spanjolle ishte gati të humbiste sfidën, pasi humbi setin e parë me 0-6, ndërsa në të dytin ishte në disvantazh pran rezultatit 0-5. Dhe në rezultatin 0-30, në favor të kundërshtares, filloi kthesa e madhe e tenistes Basols.

Asaj iu desh të shpëtojë tri pikë të fitores të kundërshtares së saj, në setin e dytë, për të arritur fitoren në fund me rezultat 7-5 dhe për të barazuar rezultatin në 1-1 në sete. Ndërkohë në setin e tretë, vendimtar, shënoi fitore me rezultat 6-4 ndaj bjelloruses Julia Hatuka.

LEXO EDHE:

Back to top button