Mariupoli rrezikohet nga shpërthimi i kolerës

Pas shkatërrimit nga lufta, qyteti ukrainas Mariupoli rrezikohet nga shpërthimi i kolerës. Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit ka deklaruar se kushtet shëndetësore në qytetin e pushtuar ukrainas po përkeqësohen, sipas BBC.

Serhiy Orlov, tha se 100,000 banorë janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme, përfshirë kolerën.

“Ne mendojmë se është absolutisht normale në këto kushte, sistemi i ujit nuk funksionon, ka shumë kufoma në rrënoja dhe mungesa të ilaçeve. Rusia po bllokon gjithçka, çdo përpjekje nga administrata ukrainase për të ofruar ndihmë humanitare,” tha ai.

“Atje nuk punon asnjë organizatë humanitare, Kryqi i Kuq, Organizata Botërore e Shëndetësisë apo Kombet e Bashkuara. Pra, pushtuesit rusë po ndihmojnë qytetarët, por është shumë pak në vlerësimin tonë, është një e dhjeta e sasisë së nevojshme të ushqimit dhe ujit,” theksoi Orlov.

LEXO EDHE:

Back to top button