Mark Gasol vazhdon karrierën te ish skuadra e tij në Spanjë

Basketbollisti me eksperiencë, Mark Gasoll, do të vazhdojë karrierën në Spanjë, te ekipi i Xhironës dhe sipas mediave spanjolle, pritet që të jetë edhe angazhimi i tij i fundit në karrierën e tij.

Pas ndrrimit në mes Los Anxhelos Lejkersit dhe Memfis Grizlit, u bë e qartë se Gasol do të largohet nga NBA, ndërsa zgjedhja e tij e ardhshme është skuadra e Xhironës. Për qendrën e njohur spanjolle është një rikthim te skuadra e Xhironës, pasi që më parë ka veshur edhe fanellën e Barcelonës.

Ndryshe, 36 vjeçari luajti 2 sezone te Xhironën (nga viti 2006 e deri në vitin 2008) dhe në këtë periudhë u shpall për basketbollistin më të vyeshëm në ACB Ligën.

LEXO EDHE:

Back to top button