Marku merr ‘Yllin e Madh të Mirënjohjes’

Marku merr 'Yllin e Madh të Mirënjohjes'

Boksieri Florian Marku u nderua sot nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”. Pas Luiza Gegës, Kryeministria hapi dyert për Markun, i cili fitoi titullin WBC me shume vështirësi, pas duelit me meksikanin Miguel Parra në “Air Albania”.

Asgjë nuk është fat në jetë, tha Marku para të pranishmëve, duke shtuar se ka shumë që e paragjykojmë dhe rrëfeu vështirësitë e tij. Boksieri tha se nuk ka qenë e lehtë për të arritur sipas tij këtu ku është sot, me titull kampioni. Dy ditë më parë, Florian Marku regjistroi fitoren e 12-të në karrierë në boksin profesionist në moshën 29-vjeçare, teksa mposhti me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez në duelin për titullin “WBC”.

“Asnjë gjë nuk është fat në jetë. Do shumë punë, shumë sakrifica. Asgjë nuk është fat. Asnjëri nuk është rastësisë aty ku është. Normalisht paragjykime kemi të gjithë. Siç më paragjykojnë edhe mua. O meritoj unë o se meriton askush. Nuk e dini se çfarë kam kaluar në jetën time për të arritur këtu. Rinisë i them kurrë mos u dorëzoni, si sot, ja ku jam unë”, tha Florian Marku, Boksier.

LEXO EDHE:

Back to top button