Markus Smit te Lejkersat, Demien Lillard rikthehet te Portlandi
Merkato e NBA ka dhuruar së fundi të tjera surpriza. Kështu, basketbollisti Markus Smart ka lënë Uashington Uizards për t’u transferuar te Los Anxhelos Lejkers. Mbrojtësi 31-vjeçar mbyll merkaton e Lejkersi, që kanë siguruar edhe Deandre Ajton e Xhejk LaRavia, përforcime deri diku të mjaftueshme për të vërtetuar ambiciet për titull të Luka Donçiçit dhe LeBron Xhejmsit.
Dejmian Lillard, tashmë 35 vjeç, kthehet në Portland, rikthehet në shtëpi. Ky do të jetë fundi i historisë dhe karrierës së tij. Ai ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Portland, duke i paguar atij 42 milionë dollarë shtesë përveç 113 milionë dollarëve që Milluoki i detyrohen.
Një tjetër veteran është Kris Paull, që do ta përfundojë karrierën e tij me Los Anxhelos Klipers. Ai do të luajë sezonin e tij të 21-të në NBA. Kontrata e regjisorit 40-vjeçar vlen 3.6 milionë dollarë. Vetëm një vit, sepse pas shumë thashethemeve, Paul më në fund po i jep fund karrierës, siç njoftoi disa ditë më parë.
Edhe Bradli Bill, pasi mbylli kontratën me Feniskin, ka vendosur të luajë për Los Anxhelos Klipers, që po mbledh gjithë veteranët e NBA-së. Bill është 32 vjeç dhe do të luajë përkrah veteranëve si Xhejms Harden, Kavhi Leonard, Nikolas Batum dhe Bruk Lopez.







