Marrëveshja për korridoret para deputetëve, opozita të propozojë datën dhe komisionin përkatës

Marrëveshja për korridoret para deputetëve, opozita të propozojë datën dhe komisionin përkatës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka mbajtur një koordinim të rregullt me koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, në rendin e ditës të së cilës, siç informojnë nga shërbimi për shtyp ishte edhe prezantimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D para deputetëve në Kuvend.

Nga Kuvendi njoftojnë se në takim është vendosur që opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te Kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja.

“Duke e marrë parasysh atë se Marrëveshja është e klasifikuar, gjegjësisht vetëm deputetët që janë bartës të certifikatave të sigurisë kanë mundësi të shohin përmbajtjen e saj. Marrëveshja do të shqyrtohet në seancë të Komisionit që do të jetë e mbyllur për publikun dhe në të do të marrin pjesë vetëm deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie. Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se, duke e pasur parasysh atë se nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim; opozita të propozojë trup kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes te Kryetari dhe të përcaktojë datë kur të shqyrtohet Marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të prononcohen për mbylljen e seancës për publikun”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

LEXO EDHE:

Back to top button