Martinez sqaron kandidaturën e tij për stolin e Barcelonës

Roberto Martinez, trajneri aktual i Belgjikës, është një nga kandidatët për stolin e Barcelonës, në rast se shkarkohet trajneri aktual Robert Kuman. Mirëpo Martinezi foli për “Eurosport” dhe shuajti çdo dilemë mbi këtë çështje.

“Siç mund ta imagjinoni nuk ka asgjë, në të vërtetë asgjë, që të mund të komentoj. Natyrisht, gjithmonë ka zëra dhe gjithmonë do të ketë. Kjo është normale në futboll. Kur humbisni tri ndeshje, thashethemet thonë se do të humbni edhe punën tuaj. Kur gjërat shkojnë mirë, kur merrni rezultate të mira, jeni mbreti. Sidoqoftë, nuk ka asgjë për të komentuar nga ana ime në këtë moment,” tha mes tjerash Martinez.

LEXO EDHE:

Back to top button