Masakër në Afrikë të Jugut, vriten 10 anëtarë të një familjeje

Masakër në Afrikë të Jugut, vriten 10 anëtarë të një familjeje

Dhjetë anëtarë të një familjeje në Afrikë të Jugut janë vrarë në shtëpinë e tyre në Afrikë të Jugut.

Sipas Policisë në mesin e viktimave që u vranë nga të shtënat më armë zjarri, janë edhe shtatë gra.

Familja thuhet se u qëllua nga persona të armatosur të panjohur në shtëpinë në qytetin Pietermaritzburg në provincën lindore Kwazulu-Natal.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur të enjten mbrëma ose të premten në orët e hershme të mëngjesit.

Ministri i brendshëm, Bheki Cele, është paralajmëruar se do ta vizitojë skenën krimit të premten.

Afrika e Jugut është vendi me shifrat e vrasjeve, ndër më të lartat në botë dhe ka regjistruar një mori rastesh të vrasjeve masive në vitet e fundit.

Tetë persona u qëlluan për vdekje në një festë ditëlindjeje në qytetin Gqeberha të bregdetit jugor në janar.

Vitin e kaluar, 16 persona të tjerë u qëlluan për vdekje në një bar në qytetin Soweto të Johanesburgut.

LEXO EDHE:

Back to top button