Masakra në Teksas, policia veproi ‘gabim’

Masakra e Teksasit ku mbetën të vrarë 19 fëmijë të vegjël dhe dy mësues ka tronditur mbarë opinionin publik në SHBA. Ndërsa ajo çfarë ndodhi nuk ka më kthim pas autoritet amerikane ngrenë pyetjen se çfarë shkoi keq dhe a mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rëndë.

Shefi i departamentit të policisë në Teksas, Steven McCraw pranon se nuk u veprua në kohë.

“Oficerët vonuan hyrjen sepse nuk besuan se kishim të bënim ende me një situatë  ku ai do të qëllonte”, thotë  ai.

“Nëse do të mendoja se do të ndihmonte, do të kërkoja falje”, ka shtuar më tej ai.

Por nxënësit brenda bënë thirrje të shumta duke u lutur që policia të vinte.

McCraw konfirmoi se kishte  kaluar një hendek prej  40 minutash nga mbërritja e policisë në shkollën fillore Robb deri në momentin që ata vendosën të  vepronin për të sulmuar personin e armatosur.

Përgjigja e vonuar dhe pamjet e tmerrshme që tregonin prindërit e frustruar jashtë shkollës duke i kërkuar policisë të sulmonte ndërsa personi i armatosur ishte ende brenda, ka ngjallur zemërim në vend.

Protesta të shumta kanë shpërthyer në Hjuston në Teksas ku qytetarët kërkojnë forcimin e ligjeve për kontrollin e armëve  në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

LEXO EDHE:

Back to top button