MASH-Maqedoni: Pagesa për racionet e studentëve do të bëhet deri në fund të muajit

MASH-Maqedoni: Pagesa për racionet e studentëve do të bëhet deri në fund të muajit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se pagesa e mjeteve për racionet e studentëve do të bëhet deri në fund të këtij muaji. Të gjithë studentët që gëzojnë të drejtën e tyre do të përfitojnë në mënyrë retroaktive mjete për dy muaj e gjysmë, pra për gjysmën e shtatorit, muajt tetor dhe nëntorit, në llogaritë e tyre të transaksionit.

Çdo student/aplikant do të marrë një vendim përmes sistemit përmes të cilit është bërë aplikimi dhe pagesa do të bëhet menjëherë më pas.

Nga MASH shtojnë se gjatë thirrjes, e cila zgjati nga data 25 nëntori deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.

LEXO EDHE:

Back to top button