Maskat pritet të hiqen për nxënësit e shkollave të mesme

Maskat pritet të hiqen për nxënësit e shkollave të mesme

Maskat do të hiqen edhe për nxënësit e shkollave të mesme. Propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive duhet të kaloj në një nga seancat e Qeverisë.

Ndërkohë nxënësit e shkollave fillore nga sot në shkollë shkuan pa maska duke e mirëpritur kështu vendimin e qeverisë për heqjen e tyre.

Ata thonë se maskat i kanë mbrojtur nga infektimi por pas përmirësimit të gjendjes epidemiologjike ishte e udhës që të hiqen nga mbajtja e detyrueshme.

“Tek tani kemi filluar t’i  heqim, e kemi më lehtë.

– A keni ende frikë nga virusi?

– Po, po sepse ka shumë nxënës, dikush mund të jetë i infektuar”, u shpreh një nxënës.

“Po më pengonte, sepse nuk mund të merrja frymë lirshëm. I kemi mbajt deri tani, por meqë e hoqën si detyrim nuk i mbajmë më. Jam gëzuar shumë sepse nuk merrja dot frymë”, tha një nxënëse./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button