Mateus: Halland largohet nga Dortmundi, verën e ardhshme

Sulmuesi i talentuar norvegjez Erling Halland po vijon të shkëlqejë me fanellën e Borusias së Dortmundit, të cilën e ka veshur në 27 ndeshje zyrtare gjatë vitit 2020 dhe ka arritur të shënojë 24 gola, një mesatare kjo vërtetë e jashtëzakonshme. Së fundi ka qenë ish futbollisti gjerman Lotar Mateus në një intervistë për mediat vendase ka deklaruar se sulmuesi do të largohet nga Dortmundi verën e ardhshme, duke zbuluar edhe disa nga emrat e skuadrave që kërkojnë atë.

Po bën shumë mirë dhe jam shumë i sigurt që do të largohet verën e ardhshme. Me informacionet që kam janë disa klube si Reali i Madridit, Barcelona, Mançester Junajtedi dhe Liverpuli, por këta të fundit janë dukshëm të avantazhuar për të marrë shërbimet e tij”, u shpreh Mateus.

Sulmuesi u transferua te Borusia e Dortmundit për shifrën e 20 milionë eurove janarin e kaluar, por tani “verdhezinjtë” shpresojnë të arkëtojnë të paktën 100 milionë euro nga kartoni i tij.

LEXO EDHE:

Back to top button