Matiç viziton Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës

Mesfushori serb, Nemanja Matiç gjatë ditës së sotme ka vizituar Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës.

Ai përmes dy fotografive të publikuara në llogarinë e tij në “Instagram”, ka bërë të ditur se ka qenë në vizitë në Manastirin e Deçanit dhe të Graçanicës.

Vlen të theksohet se Matiç vjen nga Vrella e Istogut.  Ai para se të nënshkruante me Mançester Junajtedin në vitin 2017, ka luajtur edhe për klube si Benfika dhe Çellsi. Ai së fundmi u transferua te Roma nga Man. Junajted, aty ku do të jetë nën urdhrat e Hoze Mourinjos. /Gazeta Metro

LEXO EDHE:

Back to top button