Matura shtetërore, nxënësit shpërndanë pyetjet e anglishtes

Matura shtetërore, nxënësit shpërndanë pyetjet e anglishtes

Testi i maturës shtetërore në gjuhën angleze u shpërnda në mesin e nxënësve nëpër grupe në viber dhe më pas në rrjetet sociale. Testi ishte i mbushur me përgjigje të sakta. Qendra Shtetërore e Provimeve thotë se nuk bëhet fjalë për teste të marra nga sistemi, por ato janë shpërndarë nga nxënësit të cilët paraprakisht kanë hyrë në provim dhe pasi e kanë përfunduar atë e kanë ndarë me nxënësit e tjerë. Qendra e Provimeve paralajmëron se do të veprojë në përputhje me ligjin nëse maturantët kanë shkelur rregullat për realizimin e maturës shtetërore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button