Mbape: Kemi besim, shkojmë në Mynih për t’u kualifikuar

Francezët e PSZH-së do të udhëtojnë drejt Gjermanisë ku të mërkurën mbrëma do të zhvillojnë “aktin” e 2-të, të fazës së 1/8-ve, të Ligës së Kampionëve, kundër Bajern Munihut, me këta të fundit që udhëheqin pas fitores minimale 0 me 1, në tokën franceze.

Një koment mbi këtë përballje e ka bërë dhe Kylian Mbappe, i cili në përballjen ndaj Nantit në “Parc des Princes” arriti të gjente rrugën e rrjetës, gol ky i cili i shërbeu 24-vjeçari për të vendosur një rekord të ri te francezët, teksa është kthyer në golashënuesin më të mirë në histori të klubit me plot 201 gola.

“Në pesë minutat e fundit, nuk doja të bëja presion mbi veten time. E dija se mund të thyeja rekordin, por nuk doja t’i detyroja gjërat. Dhe fakti që arritëm të shënonim në fund është i madh. Të luash për PSZH-në është një privilegj. U rrita si futbollist. Kam ndryshuar dukshëm. Të luash për këtë klub është diçka e veçantë. Nëse dikush do të më thoshte se do të shënoja një gol rekord duke mbajtur shiritin e kapitenit, nuk do ta besoja.

 

Kjo është një arritje individuale, por unë jam këtu për ekipin. Falenderoj të gjithë partnerët, trajnerët, menaxhmentin, tifozët që më dhanë gjithçka këtu. Ne do të shkojmë në Munih për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Ne kemi kthyer besimin tonë dhe jemi të vendosur”, është shprehur “superylli” francez.

LEXO EDHE:

Back to top button