Mbape: PSZH është para dhe pas meje

Kilian Mbape është shprehur optimist për të ardhmen e PSZH-së, me klubi nga “Parce des Princes” që kërkon ende lavdinë evropiane.

“PSZH është i rëndësishëm për mua. Ndoshta nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të qenë mjaft romantik me tifozët. Doja të performoja së pari, por ky klub do të thotë shumë për mua, të gjithë e dinë.

Unë jam duke hyrë në këtë projekt, nuk kam qenë në bazën e tij. Me të gjitha ndryshimet që do të ndodhin, gjëra të mëdha na presin. Klubi vjen i pari. Nuk është projekti im. Do të jetë një PSZH para dhe pas meje, unë thjesht dua të vendos gurin tim në ndërtesë,” – tha Mbappe për BFMTV.

 

Si është pritur rinovimi i Mbappe?

 

Ndërsa ka pasur festime të bollshme në kryeqytetin e Francës, figurat e fuqishme në Spanjë janë tërbuar nga vendimi i tij për të rinënshkruar me PSG-në.

 

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, i zemëruar që Mbappe nuk u bashkua me Real Madridin, e quajti marrëveshjen “një fyerje për futbollin” dhe kërcënoi me veprime ligjore. Kjo ka nisur një luftë fjalësh mes PSG-së dhe Spanjës, ku përfshihet edhe presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.

LEXO EDHE:

Back to top button