Mbape zbulon situatën e tij dhe raportet me PSZH-në

Kilian Mbape ka thyer më në fund heshtjen, duke e treguar situatën mes tij dhe PSZH-së. Mbape ka konfirmuar se ai kishte kërkuar të largohej nga klubi, në mënyrë që klubi i tij të merrte një shumë për të dhe të gjente një pasues të tij.

“Unë kërkova të largohesha [në korrik] sepse nga momenti që nuk doja të zgjasja, doja që klubi të merrte një tarifë transferimi për të pasur një zëvendësues cilësor. Doja diçka respektuese: thashë, nëse nuk doni që unë të largohem, do të qëndroj”, theksoi 22-vjeçari.

Francezi ndër të tjerash ka theksuar se nuk është i vërtetë lajmi se kinse ai kishte refuzuar disa propozime për zgjatjen e kontratës, duke theksuar se klubi francez atij i ka dhënë shumë dhe është ende i lumtur tek PSZH.

“Unë kërkova të largohesha në korrik, po – por nuk është e vërtetë që kam refuzuar 7 propozime për zgjatjen e kontratës. Paris Sen Zhermain më kanë dhënë shumë. Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në katër vitet që kam kaluar këtu, dhe akoma jam”, ka përfunduar sulmuesi francez në një intervistë për ‘RMC’.

LEXO EDHE:

Back to top button