Mbi 120 të arrestuar dhe 100 policë të lënduar gjatë protestave në Bullgari


Së paku 120 demonstrues dhe rreth 100 policë të lënduar, prej të cilëve 15 janë hospitalizuar, është bilanci i protestave të djeshme në Sofje kundër Qeverisë bullgare.

“Ajo që ndodhi ishte maratonë e gjatë e trazirave. Në Sofje, nga orët e hershme erdhën plot njerëz për ta shprehur vullnetin e tyre dhe të protestojnë. Për fat të keq, shumë njerëz erdhën të përhapin tensione. Ishim lënë në test për të duruar përderisa rreth nesh binin policë të lënduar. Shumë bomba, shumë piroteknikë. Taktika gjatë tërë ditës ishte kahëzuar drejt kursimit të jetës dhe shëndetit të demonstruesve të ekspozuar ndaj rrezikut dhe shëndetit të policëve”. Këtë e deklaroi në brifing të jashtëzakonshëm në orën 01:00 zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Sofjes për punë të Brendshme, Anton Zllatanov, lajmëroi BGNES.
“Vetëm në orët e mëngjesit, mbi 100 policë u lënduan, prej tyre 15 u pranuan në spital, shtoi Zllatanov.

Ai tha se materiali piroteknik shpërtheu në një automobil policor. Bomba artizanale ishte hedhur në automjet pasi që një demonstrues theu njërin nga xhamat. Mbi 60 persona u arrestuan vetëm mbrëmë, ndërsa gjithsej rreth 120. Rreth 60 janë me dosje kriminale.

“Pati shumë bomba, mjete të improvizuara shpërthyese, shpërthime në një autobus policie, pati fishekzjarre të mëdha”, tha Zllatanov.

“Gjatë trazirave masive çdoherë ka viktima nga të dyja palët. Nuk është normale politikanët apo pjesëtarët e opinionit të bëjnë thirrje për shkelje të rendit publik dhe sulm ndaj policisë. Asnjëherë nuk kam parë taktikë më të butë policore nga kjo. Ishte rrezik që të punësuarit tanë të lëndohen dhe shumë prej tyre edhe u lënduan”, komentoi Anton Zllatanov.

LEXO EDHE:

Back to top button