Mbi 13 mijë dokumente, SHBA hap arkivat për vrasja e presidentit Kennedy

Mbi 13 mijë dokumente, SHBA hap arkivat për vrasja e presidentit Kennedy

Shtëpia e Bardhë ka lejuar publikimin e mijëra dokumenteve për vrasjen e presidentit Amerikan John Kennedy.

Janë gjithsej 13 193 dokumente që hedhin dritë mbi të gjitha detajet e atentatit që i mori jetën presidentit të 35-të shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vrasja ndaj tij u krye në 22 nëntor të vitit 1963. 59 vite më pas autoritetet në Uashinton kanë vendosur që publiku të njihet me dokumente. 97% e gjithë dokumenteve janë online.

Megjithëse është një numër i madh dokumentesh, sërish rreth 5 mijë faqe të shërbimeve sekrete dhe hetimeve do të mbeten ende të panjohura për publikun. Sipas ligjeve amerikane, dokumentet për presidentin publikohen vetëm kur informacionet që ato mbajnë nuk cenojnë interesat kombëtare.

Në 13 mijë dokumente që u publikuan së fundi, historianët e jetës së Kennedy thonë se nuk ka të dhëna të reja qe mund të ndryshojnë variantin e atentatit.

Në vitin 1964 një komision hetimor i nivelit më të lartë në SHBA, arriti në përfundimin se Presidenti u vra nga Lee Harvey Oswald.

Sipas Komisionit Osvald ishte qytetar amerikan që më herët kishte jetuar në Bashkimin Sovjektik dhe në atentat veproi vetëm. Osvald u vra tre ditë pas atentatit në komisariatin e policisë, pasi ishte arrestuar.

Pas 6 dekadash edhe sot vrasja e presidentit amerikan është subjekt i shumë teorive konspirative.

Historianë dhe gazetarë të ndryshëm pretendojnë se nuk u hetuan kurrë lidhjet e atentatorit më shërbimin sekret rus./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button