Mbi 150 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

Mbi 150 gjoba në Shkup për shkelje të rregullave të trafikut

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 39 për tejkalim të shpejtësisë, 32 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 20 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 6 masa për përdorim të telefonit, 8 për kalim në të kuqe në semaforë dhe 8 të tjera për makina të paregjistruara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button