Mbi 700 të arrestuar në Iran, 50 persona kanë humbur jetën deri më tani

Mbi 700 të arrestuar në Iran, 50 persona kanë humbur jetën deri më tani

Irani ka arrestuar 739 protestues, përfshirë 60 gra vetëm në provincën Guilan gjatë protestave javën e kaluar pas vdekjes së 22-vjeçares kurde Mahsa Amini. Të paktën 50 persona humbën jetën në protestat gjatë shtatë ditëve, sipas burimeve të opozitës dhe OJQ-ve.

Ndërkohë, presidenti ultra-konservator iranian, Ebrahim Raisi, tha se demonstratat dhe trazirat në Iran duhet të trajtohen “me ashpërsi”.

Raisi i përshkroi demonstruesit si “rebelë që prishin rendin dhe sigurinë në vend” gjatë një bisede telefonike me Mohammadrasul Doustbeigi, një anëtar i Gardianëve të Revolucionit (Pasdaran) dhe i milicisë që mbron vendet e shenjta shiite, e cila lufton në Irak dhe Siri.

Ministri i Brendshëm, Ahmad Vahidi, nga ana e tij tha se demonstruesit “ndjekin SHBA-në dhe vendet europiane dhe kundërrevolucionarët me qëllim që të krijojnë rrëmujë dhe shkatërrim në vend”, duke shtuar se ndalimi i internetit, në Whatsapp dhe Instagram do të vijojnë deri në fund të protestave.

LEXO EDHE:

Back to top button