Mbi 73.8 milion raste me Covid-19 në mbarë botën

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, të paktën 73.842.985 njerëz janë diagnostikuar me infeksionin e koronavirusit (COVID-19) në botë ndërsa 51.845.365 pacientë janë shëruar.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, 1.642.439 persona në mbarë botën kanë humbur jetën nga COVID-19.

Tani në botë ka 20.355.191 raste aktive nga të cilët 107.254 janë në gjendje të rëndë.

Pandemia e COVID-19 goditi më shumë SHBA-të me 17.143.779 të infektuar dhe 311.068 viktima.

Më pas vijojnë India me 9.932.908 raste dhe 144.130 të vdekur. Në Brazil u shënuan 6.974.258 raste dhe 182.854 viktima.

Koronavirusi u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fund të vitit të kaluar ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli pandemi globale COVID-19 më 11 mars të këtij viti.

LEXO EDHE:

Back to top button