fbpx

Mbi 800 000 viktima nga COVID-19 në botë – ALSAT-M

Në total, 800 004 të vdekur janë regjistruar në botë nga 23 003 079 raste të deklaruara.

LEXO EDHE:

Amerika Latine dhe Karaibet janë rajonet më të prekura me 254 897 të vdekur dhe më shumë se gjysma e të vdekurve në botë nga COVID-19 janë regjistruar në katër vende, në SHBA me 175 416, në Brazil me 113 358, në Meksikë me 59 610 dhe Indi me 55 794.

Numri i të vdekurve si pasojë e COVID-19 është dyfishuar që prej 6 qershorit dhe më shumë se 100 000 të vdekur të tjerë janë regjistruar në 17 ditë që prej 5 gushtit.

Amerika Latine dhe Karaibet, rajone të botës më të prekura për nga numri i të vdekurve (254 897) dhe 6 575 960 raste, kanë regjistruar 17 095 të vdekur të tjerë si pasojë e COVID-19 në këto shtatë ditët e fundit.

Ndjekur nga Azi me 8 501 të vdekur, Kanadaja dhe SHBA-ja me 6 964, Europa me 2 550 të vdekur,Afrika me 2 227 të vdekur, Lindja e Mesme me 2 188 të vdekur dhe Oqeania me 99 të vdekur.

Në total, pas Amerikës Latine, Europa ka regjistruar 212 533 të vdekur për 3 681 448 raste, para Kanadasë dhe SHBA-së me 184 516 të vdekur dhe 5 749 093 raste, Azisë  me 86 288 të vdekur dhe 4 410 622 raste dhe Lindjes së Mesme me 33 930 të vdekur dhe 1 389 619.

LEXO EDHE:

Back to top button