Mbrojtësi anglez zyrtarizon largimin nga Bajerni, do të udhëtojë drejt Monakos

Mbrojtësi anglez Erik Dajer do të largohet nga Bajern Munichu në verë dhe do t’i bashkohet Monakos sezonin tjetër. Ai do të lidhë një kontratë 2-vjeçare me klubin francez, siç dhe konfirmohet nga “Sky Germany”. Bisedimet për një marrëveshje të re me Bajernin dështuan, pasi klubi gjerman nuk ishte në gjendje t’i ofronte Dajerit kohëzgjatjen e kontratës që do të marrë në Monako.
Kështu, pas një viti e gjysmë palët do të ndahen. Anglezi e ka informuar Bajernin për këtë vendim. Ndërkohë që, Monako po përgatitet të mirëpresë përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm. Klubi i Principatës ka arritur tashmë në parim një marrëveshje me Eri Dajer. 31-vjeçari, i cili mbërriti në janar 2024 nga Totenhami, në 45 ndeshje në total të luajtura deri më tani me bavarezët ka realizuar dy gola. Largimin e tij e konfirmoi edhe drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd.
“Kemi pasur bisedime me Erikun javët e fundit. Ai na tha se do të largohet nga klubi. Shpresoj që të përfundojë aventurën këtu me një titull”, tha Frojnd.
Transferimi do të materializohet me koston zero, pasi kontrata skadon më 30 qershor.