Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, firmos me skuadrën turke

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Ibrahim Dresheviç është transferuar si lojtar i lirë tek skuadra turke, Fatih Karagumruk.

Përmes një postimi në “Tuiter” skuadra turke, Fatih Karagumruk, ka bërë të ditur se ish-mbrojtësi i Heerenveen, Ibrahim Dresevic, është lojtari më i ri i tyre.

 

 

”Mirësevini në Karagumruk, Ibrahim Dresheviç. Kemi transferuar mbrojtësin kosovar 25-vjeçar Ibrahim Dresheviç,” thuhet në postimin e tyre.

Vlen të theksohet se 25-vjeçari tani do të jetë nën urdhrat e legjendës italiane, Andrea Pirlo, i cili para pak ditësh ishte zyrtarizuar si trajner i skuadrës. Kujtojmë se Dresheviç sezonin e kaluar me Heerenveen kishte zhvilluar 32 ndeshje në të gjitha garat, por në fund u largua si lojtar i lirë nga ekipi holandez./gazetametro.net

LEXO EDHE:

Back to top button