Ish mbrojtësi i Renovës “akomodohet” te Ballkani në Kosovë

Ish mbrojtësi i Renovës, Arbër Shala, pas largimit nga Renova, në vazhdim të sezonit pranveror do të vesh fanellën e skuadrës kosovare të Ballkanit. Futbollisti me origjinë nga Rahoveci ka udhëtuar me ekipin e tij të ri drejt Antalias në Turqi, aty ku Ballkani nën drejtimin e trajnerit Blendi Shkëmbi po zhvillon fazën e dytë të përgartitjeve në prag të stinorit pranveror.

Shala te Renova erdhi gushtin e vitit 2020 nga ekipi i Dukagjinit, ndërsa në Kosovës ka luajtur edhe me Lirinë e Prizrenit, Dritën, Gjilanin dhe Hajvalinë, ndërsa në Shqipërik ka vesh fanellën e Laçit dhe Kamzës. Shala zhvilloi 13 ndeshje me Renovën dhe regjistroi dy asiste dhe një gol (ndaj FC Shkupit).

LEXO EDHE:

Back to top button