Mbyllet me barazim ndeshja dramatike në Spanjë

Në Spanjë u zhvillua një takim shumë interesant mes Seviljës dhe Salzburgut, në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Ndeshja ishte e ‘çmendur’ me dy skuadrat që zhvilluan super takim, që në fund përfundoi me rezultatin 1:1.  Vetëm në pjesën e parë u akorduan katër penallti, dy të cilat përfunduan në gol, kurse dy të tjera ishin të pasakta.

Salzburg fillimisht kishte mundësinë të kalonte në epërsi, por Adeyemi dështoi nga pika e bardhë.

Pastaj, ishte Sucic që shënoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë mysafirëve. Salzburg kishte edhe penalltinë e tretë, por që Sucic nuk arriti ta realizoi.

Tre minuta pa përfunduar pjesa e parë, Ivan Rakitic barazoi rezultatin, që gjithashtu shënoi nga pika e bardhë.

Për Seviljën gjërat pastaj u vështirësuan kur En Nesiri mori kartonin e dytë të verdhë, andaj u ndëshkua me të kuq. Pavarësisht rasteve, asnjëra skuadër nuk i finalizuan aksionet, kështu që ndanë nga një pikë.

Salzburg momentalisht është lider në grupin G me një pikë, derisa Sevilla renditët e dyta.

LEXO EDHE:

Back to top button