Më shumë nëpër mjekë sesa në shëtitje – Ja si e kaluan nxënësit pushimin e gjysmëvjetorit të parë
Më shumë nëpër mjekë sesa në shëtitje – Ja si e kaluan nxënësit pushimin e gjysmëvjetorit të parë

Gazetare: Melihate Rustemi
Shkollat fillore dhe të mesme sërish hapën dyert për nxënësit për të vazhduar procesin mësimor në gjysmëvjetorin e dytë, shkruan Alsat.
Pushimi tre javësh për disa nxënës ishte i gjatë sepse nuk dëshirojnë të humbin nga mësimi. Ndërsa për shumë nxënës të tjerë ky pushimi kaloi në shoqëri të gripit sezonal.
“Ka qenë pak i gjatë por mirë ka qenë. Me pas shumë gjatë pushim për neve është diçka…se i harron të gjitha gjërat që i ke mësuar”, tha një nxënëse.
“Gjatë pushimit dimëror kam bë vizitë në Gjermani, kam lexuar lektyrën “Hirushja” dhe kam mësuar në gjuhën shqipe. A mos ishe e sëmurë kur ishe në pushim dimëror? Po, dy ditë kam qenë. Çfarë simptoma kishe? Me temperaturë 42, vetëm temperaturë dhe ethet, kaloi shpejt”, u shpreh një nxënëse tjetër.
“Shumë mirë po ishte edhe pak vështirë se me grip. E kalove vetëm me antibiotic apo ndoshta pate nevojë edhe për në spital? Nuk kisha nevojë për spital, me antibiotik. Ishte vështirë se kisha temperaturë, fyti dhe kolli ishte shumë keq edhe koka. Kohën tjetër pas shërimit si e kalove? Kam lexuar librin “Besa”, theksoi një nxënës.
Drejtori i Shkollës Fillore “Abdyl Frashëri” në Haraçinë tha se që nga dita e parë e mësimit do të evidentohen mungesat e nxënësve për të parë gjendjen reale të nxënësve të prekur nga gripi sezonal ose viroza të tjera. Ai shtoi se shkolla që ai drejton tashmë është furnizuar edhe me lëndë djegë të mjaftueshme deri në përmbyllje të sezonit të ngrohjes.
“Personalisht jam dëshmitarë I asaj që sot nuk kam has ndonjë fëmijë që të ketë probleme shëndetësore ose simptoma të gripit se ato janë të dallueshme si kollitje, skuqje, teshtitje. Ngrohja është e sigurt për fëmijët, do të kenë objekt të ngrohtë deri në fund të sezonit”, tha Refik Saliu, drejtor i sh.f “Abdyl Frashëri” Haraçinë.
Viti shkollor do të përfundoj më 10 qershor. Ndërkohë është shfuqizuar pushimi pranveror me arsyetimin se këtë e kërkuan prindërit dhe nxënësit në një anketë të realizuar nga Ministria e Arsimit. / Alsat.mk