Më shumë se 16 mijë ukrainas arrijnë në Britani me anë të vizave

Më shumë se 16 mijë ukrainas arrijnë në Britani me anë të vizave

Rreth 16,400 ukrainas kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me skema të vizave. Rreth 13,200 kanë ardhur si pjesë e skemës familjare, ndërsa 3,200 kanë hyrë në programin ‘Homes for Ukraine’.

Janë pranuar 94,700 aplikime, me 25,100 viza të lëshuara sipas të dyja skemave.

Sistemi i ngadaltë i pranimit të qytetarëve ukrainas është kritikuar shumë dhe kjo ka shkaktuar edhe një kërkesë faljeje nga Sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Si një përgjigje e kritikave ishte shpallja e një skeme për të ndihmuar ukrainasit për strehim në Britani.

LEXO EDHE:

Back to top button