Më shumë se 36 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2024

Më shumë se 36 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2024

Një total prej 36,816 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, tregojnë shifrat e përkohshme të qeverisë.

Shifra është rritur 25 përqind, teksa në vitin 2023 rreth 29,437 njerëz mbërritën me varka të vogla, shkruan Sky News.

Numri i njerëzve që vdiqën gjatë udhëtimit të rrezikshëm nuk u publikua në të dhënat e Home Office, megjithëse viti 2024 u konsiderua më vdekjeprurës.

Kalimet e fundit u regjistruan më 29 dhjetor 2024, kur 291 persona bënë udhëtimin nga Franca me gjashtë varka./

LEXO EDHE:

Back to top button