Me vetëm 17 vjetë barazon rekordin e Kristiano Ronaldos

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore 2:0 ndaj Espanjollit dhe siguroi matematikisht titullin e La Liga-s për sezonin 2024/25. Lamine Jamal shënoi një eurogol mbrëmë, duke kaluar ekipin e tij në epërsi ndaj rivalit local.
Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Jamal ka fituar dy tituj të La Ligas edhe pse në moshën 17-vjeçe. Madje ai ka barazuar Kristiano Ronaldon me nga dy tituj të elitës së futbollit spanjoll.
Lamine Jamal zhvilloi një super sezon me Barcelonën. Në të gjitha garat ai zhvilloi plotë 53 ndeshje, shënoi 17 gola dhe bëri 25 asiste./Indeksonline/