Medalje e bronztë për Besir Alilin në turneun “Dan Kolov”

Paraqitjet e shkëlqyeshme në turneun e fuqishëm dhe prej më prestigjiozëve për senior “Dan Kolov”, Besir Alili i kurorëzoi duke fituar medaljen e bronztë.

Në kategorinë deri më 57 kg, shpresa më e madhe e mundjes në vendin tonë, ishte i shkëlqyeshëm edhe në finalen e vogël, duke e fituar me 5-3 rumunin Razvan Kovacs dhe duke e fituar medaljen e bronztë.

Kujtojmë që në rrugëtimin e tij drejt këtij suksesi të madh, Besir Alili, gjatë ditës së djeshme mposhti edhe mundësin nga Irani, Mahdi Alireza Rahimi.

LEXO EDHE:

Back to top button