Mediat bullgare në panik: Tifozët nga Maqedonia blejnë biletat në Razgrad

Mediat në bullgari raportojnë se tifozët nga Shkup mund të plotësojnë stadiumin në Rzagrad, aty ku të enjtën do të zhvillohet sfida në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë në Ligën e Kombeve, pasi që nuk ka interesim të madh nga tifozë vendas për të ndjekur këtë sfidë.

E përditshmja “24 çasa” informon se interesimi është jashtëzkonisht i madh nga tifozët në Maqedoni dhe se vetëm për 6 euro mund të përcjellin sfidën e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. Sipas mediave bullgare, tifozët nga Maqedonia nëse nisen në ora 12.00 nga Shkupi, gjatë ditës së enjte, do të kenë mundësi të jenë në shkallët e stadiumit “Huvefarm Arena” në Razgrad.

Sipas tyre, tifozët në Maqedoni janë njoftuar edhe me rrugët speciale për të arritur në Razgrad dhe se të gjitha biletat e lëshuara për mysafirët tashmë gati janë blerë.

Tifozët nga Maqedonia, sipas mediave bullgare, pritet të fillojnë të mbushin edhe sektorët e tjerë, nëse nuk ka interes nga tifozët vendas. Mirëpo “24 çasa” informon se në Razgrad nuk ka vende të mjaftueshme për të akomoduar shumë mysafirë, andaj kjo ka penguar ardhjen më të madhe të tifozëve nga Maqedonia.

 

LEXO EDHE:

Back to top button