Mediat e kritikojnë, Tare premton tjetër përforcim

Në ditët e kaluara, në mediat italiane është kritikuar puna e Igli Tares, duke llogaritur se të gjitha blerjet e këtij sezoni, me në krye Vedat Muriqin, nuk kanë dhënë sa pritej dhe kjo është arsyeja se pse Lacio është shumë larg pritshmërisë në kampionatin italian, edhe pse në Ligën e Kampioneve bëri relativisht mirë.

“Il Messaggero”, pikërisht gazeta që e kishte kritikuar Taren për punën e bërë këtë verë, është e sigurt se ai ka bër gati “hakmarrjen” me lojtarin e ri që ka piketuar në Serbi. Nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij,

Tare ka hedhur sytë nga Dimitrije Kamenoviç, një lojtar 20-vjeçar, i cili aktivizohet në radhët e Çukariçki në kampionatin serb. Ai vlerësohet si një futbollist me shumë potencial ndaj Tare është gati të mbyllë sa më parë marreveshjen me të, për ta vënë në dispozicion të Inzagit e për të investuar te një lojtar i cili në të ardhmen mund të sjellë dhjetëra milionë euro në arkat e klubit, siç pritet të ndodhë në verë me Milinkoviç-Saviç.

LEXO EDHE:

Back to top button