Mediat italiane “përcaktojnë” fatin e Pirlos

Andrea Pirlo regjistroi një sezon të vështirë në pankinën e Juventusit. U eliminua në fazë e hershme në Ligën e Kampionëve, nuk ka siguruar ende kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ndërsa pozitive është që kualifikua në finale të Kupës së Italissë, ku më 19 maj përballet me Atalantën.

“Gazetta Dello Sport” raporton se Pirlo në fund të sezonit do të shkarkohet nga posti i trajnerit, edhe pse ka kontratë me Juven deri në qershor të vitit 2022. E përditshmja italiane, ka raportuar se Pirlo nuk do të kthehet edhe në pankinën e Juvnetus U23, prej ku erdhi te ekipi i parë.

“Gazzeto dello Sport” potencon se Pirlo do të punojë jashtë Italisë, pasi që ka marë disa oferta serioze. Në 2 javë para përfundimit të kampionatit në sezonit, Juventusi është në vendin e 5-të me 72 pikë, një pak se Napoli në vendin e katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button