Mediat kroate: Disa të lënduar nga aksidenti në Slavonski Brod do të transferohen në spitalin e Zagrebit

Mediumet kroate raportojnë se nga 69 pasagjerët e autobusit nga Kosova të aksidentuar Slavonski Brod, dhjetë tashmë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 42 të tjerë janë dërguar në spitalin e Slavonski Brod, dy në spitalin e Novi Gradit. Sipas Index.hr, një burrë i cili u shtrua fillimisht në spitalin e Novi Gradit me dëmtim të shtyllës kurrizore, tashmë është transferuar në spitalin e Zagrebit për kurim të mëtejshëm. Sipas tyre, dy persona janë në repartin e kujdesit intensiv ndërsa jeta e tyre është në rrezik, dhe për këtë arsye pritet që sot të transferohen në Zagreb. Gazeta kroate shkruan se pas trajtimit mjekësorë, gjatë ditës së sotme pritet që të lirohen nga spitali disa persona të lënduar.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button