Mediat, Mbape mban në duart e tij fatin e Messit

Lionel Messi vijon të lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona, me mediat që raportojnë se në rast se Laporta nuk do të fitojë zgjedhjet për president, atëherë argjentinasi në verë do të gjejë një ekip të ri. Lidhur me këto zëra, “RMC Sport” ka bërë me dije se PSZH ka nisur të mendojë për një sulm të mundshëm për të bindur Lionel Mesin. Gjithsesi, kjo gjë mund të ndodhë vetëm në rast se Kilian Mbape refuzon të rinovojë.

 

Gjithmonë sipas “RMC Sport”, drejtuesit e PSZH kanë gati ofertën e rinovimit për Mbape edhe për 4 vitet e ardhshme, pasi kontrata aktuale e sulmuesit skadon verën e vitit 2022. Në rast se francezi refuzon, atëherë drejtuesit parizienë do të hidhen në sulm për të bindur Lionel Mesin. Kështu, gjithçka duket se është në dorën e Kilian Mbapes.

LEXO EDHE:

Back to top button