Mediat në Spanjë janë të sigurt për largimin e kapitenit nga Reali

Sipas “El Chiringuito”, Serhio Ramos do ët largohet ngë Real Madridi në fund të këtij sezoni. Duket se çështja “Ramos” tashmë duket plotësisht e mbyllur dhe në Spanjë janë të bindur se që nga data 1 korrik, ai do të nisë kërkimin për një klub të ri, gjithmonë nëse nuk e ka gjetur atë që tani meqë ka hyrë në muajt e fundit të kontratës dhe mund të negociojë me cilëndo skuadër që dëshiron.

 

Emri i tij është përfolur shpesh te PSZH, që ka edhe fuqinë financiare për të bërë një investim të tillë, por edhe në klubet angleze, të gatshme të përfitojnë nga eksperienca e kapitenit të madrilenëve, që  mbetet një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim pavarësisht moshës. Mbetet të shihet se ku do të përfundojë Ramos, por sipas burimeve të “El Chiringuito”, ky është vetëm një nga hapat e revolucionit masiv që pritet të bëhet në këtë verë në klub.

LEXO EDHE:

Back to top button