Mediat spanjolle ashpër “sulmojnë” Karim Benzemën

Shifrat e Karim Benzema janë të respektueshme edhe këtë sezon (18 gola dhe 5 asiste në 27 paraqitje), por shtypi spanjoll ka filluar të ketë dyshime për performancën e tij.

Dyshime të lidhura kryesisht me moshën, gjendjen fizike dhe faktin e mospasjes së një zëvendësuesi të përshtatshëm.

“Marca” i kushton atij edhe një editorial me titullin eksplicit: “Duhet të flasim për Benzema”. Në artikull përmenden problemet fizike të sulmuesit francez, por edhe luhatjet e tij në krahasim me sezonin e kaluar.

Nga ana tjetër, “AS” nënvizon: “Pas një paraqitje zhgënjyese në ‘El Clasico’, edhe me Betis ka treguar se është ende larg nivelit të tij. Kaq mjafton për të rinisur debatin mbi nevojën për të nënshkruar me një sulmues verën e ardhshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button