Mediat, Zlatan Ibrahimoviç edhe një vit te “rossonerët”

Zlatan Ibrahimoviç, në moshën 40 vjeçare, do të vazhdojë kontratën me Milanin edhe për një sezon. Lajmin e përcjell e përdithsmja italiane “Gazetta dello Sport” në faqen e saj të parë.

Gazeta sportive italiane raporton se suedezi ka rënë dakord me Paolo Maldinin për të vazhduar karrierën, pavarësisht dëmtimit të rëndë. Golashënuesi shkoi për operacion në gju menjëherë pas përfundimit të sezonit, pasi muajt e kaluar kishte stërvitur dhe luajtur më lëndim të këmbës.

Aktualisht po stërvitet fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë, që pritet të jetë në fillim të gjysmës së dytë të sezonit, pra në janar të 2023-ës. Ibrahimoviç ishte deri më tani lojtari më i paguar i Milanit me një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, por me kontratën e re ai do të luajë për vetëm 1 milionë euro.

LEXO EDHE:

Back to top button