Medison Kejs, anulon pjesëmarrjen në Uimbëlldon

Tenistja amerikane Medison Kejs anuloi paraqitjen e saj në turneun Grand Slam të “Uimbëldonit”, për shkak të një dëmtimi të muskujve të barkut.

“Jam e zhgënjyer, por shëndeti im është prioritet dhe trupit tim i duhet kohë që të jetë 100% sërish”, ka shkruar Kejs në llogarinë e saj në “Tuiter”.

Anulimi i Madison Kejsit i lejoi bashkatdhetares së saj Koko Vandebaj, të hynte në shortin kryesor si një “humbëse me fat” pas disfatës në raundin e fundit kualifikues.

Kejs, suksesin më të madh në “Uiimbëlldon” e arriti në vitin 2015, kur arriti në çerekfinale, duek qenë se ishte bartësja e 19 e turneut. Kujtojmë se Kejs fitoi një titull këtë sezon, në fillim të këtij viti në turneun në Adelaida.

LEXO EDHE:

Back to top button