Medvedev, largon Gjokoviçin nga vendi i parë në listën “ATP”

Tenisti rus Daniil Medvedev është rikthyer pas dy muajsh në krye të renditjes botërore për meshkuj. Kjo është hera e dytë që 25-vjeçari ngjitet në krye, teksa hera e parë ka qenë shumë e shkurtër, për vetëm 3 javë.

Tenisti rus, që nuk do të luajë në turneun Masters në “Uimbëlldon”, ka 7.950 pikë, ose rreth 900 pikë më shumë se gjermani Aleksander Zverev, që mban pozitën e dytë, ndërsa në vendin e tretë qëndron serbi Novak Gjokoviç, para spanjollit Rafael Nadal. Ata ndahen nga 250 pikë në renditje, ndërkohë që në “Top-5” ndodhet edhe norvegjezi Kasper Ruud, finalist i turneut Masters “Roland Garros”.

Ndërkohë ka zbritur në vendin e gjashtë greku Stefanos Cicipas, që ndiqet nga spanjolli Karlos Alkaraz e rusi Andrej Rublev. Zvicerani Roxher Federer, që nuk luan prej një viti, tashmë renditet në vendin e 68-të, me vetëm 850 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button