Medvedev: Po shkojmë drejt një lufte të re botërore

Medvedev: Po shkojmë drejt një lufte të re botërore

Një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, tha se bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore. Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, paralajmëroi se rreziqet nga një konfrontim bërthamor janë duke u rritur.

“Bota ka të ngjarë që është në prag të një lufte të re botërore”, tha Medvedev gjatë një konference në Moskë.

Medvedev aktualisht është zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, që është një institucion mjaft i fuqishëm në këtë shtet. Ai tha se një luftë e tillë nuk është e pashmangshme, por rreziqet nga konfrontimi bërthamor janë duke u rritur dhe janë më serioze sesa shqetësimet lidhur me ndryshimet klimatike.

LEXO EDHE:

Back to top button