Meghan dhe Harry i konsiderojnë me shumë fat ditët e karantinës

Për princ Harry-n dhe Meghan Markle, karantina, pavarësisht të gjithave rezultoi të ishte një ndodhi e mirë. Pse do thoni ju? Sepse ndryshe, çifti ish-mbretëror nuk do të kishte mundësi të kalonte kaq shumë kohë pranë vogëlushit të tyre, Archie.

Meghan dhe Harry u zhvendosën nga Kanadaja në Los Angeles për të jetuar më pas në Santa Barbara dhe deri më tani, gjërat duket se po shkojnë shumë mirë. Përveç takimeve në Zoom që u bënë ~të mërzitshme~ , por të nevojshme për këdo, Meghan tregon se periudha e karantinës ishte koha më cilësore e kaluar me familjen.

“Ne ishim të dy aty kur ai hodhi hapat e parë, kur nisi të vraponte dhe të rrëzohej për herë të parë. Në shumë mënyra, them se ishim shumë me fat që patëm mundësinë ta shihnim tek rritej. Nëse Covid-i nuk do të ekzistonte dhe karantina s’do të ndodhte, me siguri do të ishim duke udhëtuar dhe duke punuar më shumë. Do t’i kishim humbur këto momente.”- përfundoi Markle.

Burimi: BuzzFeed

 

LEXO EDHE:

Back to top button